Shakira dhe Gerard Pique mesa duket po vënë në plan të parë interesat e fëmijëve të tyre dhe kanë arritur një marrëveshje të përkohshme për kujdestarinë e djemve të tyre Milan dhe Sasha.
Këngëtarja kolumbiane dhe futbollisti spanjoll ranë dakord që të miturit të kalonin gjysmë muaji me babain e tyre.
Mediat e huaja po raportojnë që dy djemtë do të qëndrojnë në apartamentin e Gerardit në qendër të Barcelonës, dhe pritet që familja e futbollistit t’i ofrojë ndihmë atij gjatë kohës që ai do të jetë në punë.
Avokatët e tyre do të vazhdojnë të përpiqen të gjejnë një zgjidhje dhe të shohin nëse fëmijët do të vazhdojnë të jetojnë në Barcelonë, aty ku kanë jetuar gjithmonë, apo Shakira do të mundet të zhvendoset në Miami me ta.
Kujtojmë se përveç telasheve në dashuri mes tradhtisë nga partneri, divorcit dhe marrjen e kujdestarisë së fëmijëve këngëtarja Shakira po përballet edhe me probleme ligjore që kanë të bëjnë me mashtrim tatimor përgjatë viteve 2012-2014 që dyshohet se është bërë nga këngëtarja për të shmangur taksat.
Horoskopi ditor, e diel 7 gusht 2022
Një udhëtim në Lago di Braies
Rolex, miti dhe ikona e orave të dorës!
Treviso, porta drejt Italisë!






