Prej javësh kanë qenë të shumta lajmet për shtatzëninë e Einxhel Shkirës, për të cilat vetë moderatorja zgjodhi të reagojë dhe të ironizojë mediat që raportuan se ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Mirëpo së fundmi moderatorja është fotografuar me barkun e rrumbullakosur nga “Vipat e Bllokut” teksa po ecën me Dj Dagz.
Edhe pse Einxhel kishte vendosur syze, kapele dhe e veshur me veshje të gjëra në mënyrë që të kamuflojë shtatzëninë, nuk ka mundur t’i shpëtojë syrit të njerëzve tanimë që barku i rrumbullakosur është i dukshëm.
Kujtojmë që rreth javë më parë “Prive” raportoi se Einxhel do bëhet nënë për herë të parë dhe se ishte në javën e 16 të shtatzënisë.




