Një ngjarje tragjike ndodhi këtë të martë në plazhin e Potamit ku një vajzë vetëm 7 vjeçe u përplas për vdekje nga nga skafi i drejtuar nga ish-efektivi Arjan Tase.
Një nga dëshmitaret e ngjarjes tronditëse ka qenë edhe gazetarja Esmeralda Keta, e cila këtë të mërkurë në një intervistë për Euroneës Albania rrëfeu tmerrin e përjetuar teksa e mitura u vra tragjikisht nga mjeti lundrues.
Mes lotësh Keta tregoi se si askush nuk guxonte të hynte në det për të nxjerrë trupin e të miturës, “Ishte vetëm një turist holandez, i cili kushte qenë i angazhuar me emergjencat civile që u fut dhe e nxori trupin e pajetë. E gjitha ishte një kaos. Në atë moment të gjithë pushuesit kanë reaguar duke kërkuar llogari që askush të mos lëvizte duke i mbajtur aty deri sa të vinte policia. Se duhet thënë që sa u mor vesh se ishte drejtues policie kishte frikë për manipulim të vendit të ngjarjes.
Ishte një situatë e tensionuar. Kjo tregon sa të pambrojtur jemi të gjithë. Ai ishte një plazh që frekuentohet nga familjarë, por ngjarja tregon se sa të rrezikuar jemi”.



















