KreuArt

Brad Pitt zbulon se vuan nga një sëmundje e rrallë!

Brad Pitt ka deklaruar së fundmi se mendon se ka prosopagnosia, një çrregullim i rrallë që i bën njerëzit të mos i njohin fytyrat.
Në një  intervistë  me GQ, aktori i “Once Upon a Time in Hollywood”  u shpreh se e ka të vështirë të njohë njerëzit dhe shqetësohet se çrregullimi i tij ka bërë që njerëzit ta shohin atë si “të përmbajtur, të paarritshëm, të zhytur në vetvete”.

“Askush nuk më beson! Unë dua të takoj një tjetër ,” i tha ai Ottessa Moshfegh kur ajo zbuloi se burri i saj beson se ai ka të njëjtën gjendje.

Kjo nuk është hera e parë që Pitt këmbëngul se ka prosopagnosti.
“Shumë njerëz më urrejnë sepse mendojnë se nuk i respektoj ata,” i tha ai Esquire në vitin 2013. “Ata mendojnë se po tregohem egoist,  mendjemadh. Por është një mister për mua” vazhdoi ai.

Është e paqartë nëse aktori ka kryer testime zyrtare.Sipas NHS,  crregullimi është zakonisht i pranishëm në lindje dhe të prekë të sëmurët për pjesën më të madhe të jetës së tyre.

Tags:

Home Art