Këngëtari i njohur Robbie Williams ka thënë së fundmi se fama duhet të vijë me një ‘paralajmërim shëndetësor’.
Ylli, i cili ka pasur një sërë hitesh që kur iu bashkua Take That në moshën 16-vjeçare në vitin 1990, kthehet në vendlindjen e tij Stoke-on-Trent për të mbajtur një koncert në stadiumin e Port Vale FC. Rreth 20 mijë fansa pritet të marrin pjesë.
Duke reflektuar mbi karrierën e tij 30-vjeçare, Williams tha se të qenit i famshëm mund të jetë një përvojë “dehëse” por “izoluese”, veçanërisht kur je i ri. Gjatë një interviste në programin “Today” të Radio 4 me redaktorin e BBC-së, Amol Rajan, 48-vjeçari tha se jeta e tij kishte qenë “e pabesueshme” që kur u bë një adoleshent i famshëm. Por ai paralajmëroi se fama ekstreme ishte si një sëmundje dhe duhet të vijë me një paralajmërim shëndetësor, veçanërisht për të rinjtë.
“Unë mendoj se ju duhet të dini se kush jeni dhe çfarë jeni. Është diçka që të izolon dhe të bën të ndihesh i çuditshëm. Gjithçka që ndodh jashtë trupit tuaj, me njerëzit që ju shikojnë dhe sillen në një mënyrë të caktuar, ju bën të ndiheni në një mënyrë të caktuar. Nëse nuk jeni aq i aftë për t’u ndjerë mirë me veten, mund të keni një reagim të ashpër, veçanërisht nëse nuk jeni mjaftueshëm i rritur për ta përballuar atë”, u shpreh ai.



