KreuBusull

Ndërron jetë ish-presidenti Bujar Nishani!

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare.

Pak javë më parë ai u dërgua drejt Gjermanisë për t’u kuruar nga një sëmundje e mushkërive, të cilën ia përkeqësoi COVID-19, por nuk ia doli të mbijetojë.

Nishani fillimisht mori ndihmën mjekësore në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, u dërgua në Gjermani.

Kujtojmë që Bujar Nishani ushtroi detyrën e presidentit të Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri në 24 korrik të vitit 2017. Ndërkohë më herët ka mbajtur poste të rëndësishme në qeveri, si ministër i Brendshëm dhe ministër i Drejtësisë.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF