KreuCelebrity

“Qesh mirë kush qesh i fundit”, zbulohet data dhe personazhet e njohur të programit!

Programi më i ri që do të fillojë në Top Channel është “Qesh mirë kush qesh i fundit”, i cili do të transmetohet çdo të martë në orën 21:00.

“Qesh mirë kush qesh i fundit” nis rrugëtimin e tij më 8 mars dhe do të drejtohet nga Salsano Rrapo dhe Xhemi Shehu, në bashkëpunim me regjisorin Altin Basha.

10 aktorë të shkëlqyer nga Shqipëria dhe Kosova do të jenë së bashku në një “reality show”, dhe shumë të ftuar të tjerë do të jenë pjesë e tij.

Të gjithë do të duhet të bëjnë njëri-tjetrin për të qeshur, por asnjëri nuk duhet të qesh. Kush qesh largohet nga loja. Kjo sfidë e bën këtë lojë sa interesante aq edhe komike.

Nga videot e publikuara në mediat sociale  anë zbuluar disa nga emrat e programit më të ri, ku e qeshura do të jetë kryefjala. Bëhet fjalë për Bujar Asqeriun, Ermal Mamaqin, Olta Dakun, Valina Muçollin, Genc Fugën, Arben Derhemin dhe Bes Bitrakun.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF