KreuArt

Jo aq e fortë sa dukej, Ronela Hajati e rënduar psikologjikisht pas komenteve negative!

Ronela Hajati, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”, duhet të ishte tani duke shijuar suksesin, por ajo vetë tregoi se në fakt, po kalon një periudhë të vështirë e ndihet e rënduar emocionalisht. Këngëtarja shkroi në Instastory se po kalon një nga momentet më të këqija dhe është shumë e vetmuar.

“Gjithë jetën time kam qeshur dhe kam qenë optimiste, madje edhe në ditët e mia të këqija… Por tani jam në gjendjen time më të keqe dhe nuk e keni idenë se sa shumë jam duke luftuar ndërkohë që askujt nuk i plas për mua. Ndihem shumë e vetmuar në gjithë këtë… Ti nuk e di asnjëherë se çfarë po kalon dikush”, ka shkruar Ronela.

Këngëtarja u shpall fituese e Festivalit të RTSH-së, por triumfi I saj u rrethua nga polemika të shumta,në të cilat u përfshinë edhe  kolegë të saj artistë, të pakënaqur sidomos me tekstin e këngës.

Ronela do të jetë e para që do të interpretojë në Eurovision, pas shortit të ndarjes së performancave në gjysmëfinalen e Eurovision Song Contest 2022 që u zhvillua në Palazzo Madama e Casaforte degli Acaja.

Tags:

Home Art