KreuStil Jetese

U tha fëmijëve “Babagjyshi nuk ekziston”,kisha italiane kërkon falje publike!

Një dioqezë katolike në Siçili u ka kërkuar falje prindërve pasi peshkopi i saj thuhet se i tha një grupi fëmijësh se Babagjyshi nuk ekzistonte.Në një ngjarje fetare javën e kaluar, peshkopi Antonio Stagliano tha gjithashtu se kostumi i kuq i Santa ishte zgjedhur nga Coca-Cola për publicitet, dhe nuk lidhet me asnjë domethënie tjetër raportojnë mediat italiane.

Këto komente kanë i zemëruan prindërit e fëmijëve por edhe të gjithë ata që e morën këtë lajm.
Gjatë kërkimit të ndjesës përfaqësuesi i kishës, tha se peshkopi ishte përpjekur të nënvizonte kuptimin e vërtetë të Krishtlindjes.

Ai tha gjithashtu shtoi se komentet kishin për qëllim të nënvizonin historinë e Shën Nikollës, frymëzimi fillestar për figurën e Santa Claus dhe i njohur për dhënien e dhuratave për të varfërit.

“Së pari, në emër të peshkopit, shpreh dhimbjen time për këtë deklaratë, e cila ka krijuar zhgënjim tek të vegjlit dhe dua të saktësoj se qëllimet e Imzot Stagliano ishin krejt të ndryshme”.

Përfaqësuesi, Imzot Paolino, i cili është drejtori i komunikimit për dioqezën e Notos, tha se peshkopi donte që fëmijët “të reflektonin rreth kuptimit të Krishtlindjes”, duke thënë se data ishte bërë e njohur për konsumizëm.

  “Nëse të gjithë mund të nxjerrim një mësim, të rinj apo të vjetër, nga figura e Babagjyshit… është kjo: më pak dhurata për të “krijuar” dhe “konsumuar” dhe më shumë “dhurata” për të ndarë”, thuhet në deklaratë.

Në një intervistë për gazetën La Repubblica, peshkopi tha se ai nuk u kishte thënë fëmijëve se Santa nuk ekzistonte, por se kishte nevojë për të “dalluar atë që është e vërtetë nga ajo që nuk është”.
“Një fakt i vërtetë është shfaqur, domethënë se Krishtlindjet nuk u përkasin më të krishterëve,” tha ai (në italisht).

E ndërsa prindërit lidhur me këtë kanë treguar se fëmijët janë ndjerë totalisht të zhgënyer dhe të pamotivuar…

Tags:

Home bordo