Tradicionalja, arratisja e ëmbël në kohë në gatimet e mamit apo gjyshes në sobën që nuk ishte asnjëherë bosh. Kujtime që ruhen fort në memorjen e kujtdo, shije të cilat i kemi ende në shqisë, për të cilat do jepnim gjithçka për vetëm një kafshatë nga duart e fildishta të grave të familjes.
Në turravrapin e jetës intensive që gjithkush prej nesh ka, drekat e darkat në shtëpinë e prindërve apo gjyshërve janë një luks të cilin koha koprace na e lejon rrallë. Por ne dimë një sekret për një gatim ‘si tek mami’ dhe ai është Coco Bistro, bar restoranti që ka zgjuar kujtimet e shijshme të çdo klienti që e ka vizituar.
Shefi i kuzhinës përgatit me mjeshtëri pjatat e çdo treve e krahine në Shqipëri, dhe nostalgjikët e tradicionales janë klientët më besnikë të këtij restoranti. Lokalizuar në Rrugën e Elbasanit pranë fakultetit të Histori-Filologjisë, Coco ja ka bërë më të lehtë studentëve largimin nga shtëpia, pasi aty ata gjejnë gatime dhe aromat e shtëpisë që ndodhet dhjetëra e qindra kilometra larg.
Megjthatë me grintën e një strategu me nuhatje të hollë, drejtuesi i këtij biznesi ka zgjeruar klientelën edhe nëpërmjet gatimeve moderne, të huazuara me mjeshtëri nga traditat e horizonteve të largëta. Kushina italiane, krepat e dhjetëra shijeve; një akullore e freskët me fruta pylli, një pije e ftohtë alkoolike apo jo, janë po ashtu pika të forta të Coco Bistro, vendit ku gjithkush rikthehet.


Shihni të rejat nga fusha e teknologjisë..

Sezon Dekor; aromë Bali në Tiranë



Fakte interesante rreth Swarovski

Sugjerime librash për në valixhen e pushimeve

Çfarë simbolizon guaska në kultura të ndryshme


Lionel Messi largohet zyrtarisht nga Barcelona




MelvinFlex/ Kontrata afatgjatë me gjumin e mirë


Kombinimet më të thjeshta dhe më “in” të verës!


Varianti Delta dhe fëmijët; çfarë duhet të dimë!

