KreuStil Jetese

Hylli i Dritës/Aty ku natyra shijohet më së miri!

Le të shkojmë pak në Lezhë. Në pikën e pozicionimit mbi kodrën e Troshanit, aty ku lind drita e parë e mëngjesit diçka e veçantë ka vite që është ndërtuar.

Për herë të parë në këtë vend është ndërtuar një agroturizëm i cili di të mirëpresë njerëzit ndryshe! Mirëpret me një pamje piktoreske që syri juaj rrallë se e ndesh, ushqim organik, dolli vere e jo vetëm… Le t’i zbulojmë!

I quajtur Hylli i Dritës, një emër që promovon shumë në vetvete. Ushqimi, ku çdo gjë e ofron natyra, shërbehet aty pa patur nevojën e asnje produkti i cili nuk vjen nga ferma apo kopshti i gjallë. Kuzhina është tepër gjigande dhe brenda saj çdo recete i dedikohet një hapësirë. Miksimi i kuzhinës tradicionale shqiptare me atë italiane po sjell në këtë agroturizëm mijëra njerëz për të provuar shijen autentike që vetëm shefat e Hyllit të Dritës dinë ta përgatisin. E ky është dhe sekreti i një kuzhine të mirë. Ushqim, natyrë, cilësi… çfarë tjetër? Të sigurt se ka ende.
Po ndalemi pak tani tek kultura. Një vend si Lezha gjithmonë ka një histori për të treguar, padyshim që edhe këtu diçka fshihet. Në Hyllin e Dritës sapo hyn gjenden dy buste, busti i At Gjergj Fishtës dhe bust i gjyshit të familjes, Ndoc Hil Ndoj për të cilët flitet një histori që  ne ju ftojmë ta dëgjoni nga vetë familjarët e këtij vendi për të përjetuar mbresa më të vërteta!
Hylli i Dritës nga revista e parë shqiptare e At Gjergj Fishtës tashmë vjen në një restorant i cili ka gërshetuar shumë elementë në një të vetëm.

Hylli, Hana dhe Dielli… shëndrisin gjithë botën ndërsa Hylli i Dritës do të mbushë shpirtin tuaj me atë se çka mund t’ju ketë munguar. Larg monotonisë, e bukur për syrin, e shijshme dhe e shëndetshme për organizmin pasi receta që del nga kuzhina Hylli i Dritës është padyshim recetë ekselente.

Nje vend ideal në çdo stinë të vitit ku mund të kaloni një drekë, darkë, por edhe pushimet tuaja me familjen, miqtë dhe të dashurit tuaj të zemrës. Mbetet jo vetëm një vend ideal ku mund të shijosh natyrën apo ushqimin bio. Ai është edhe një vend i cili promovon vlera dhe kultura, ashtu si bën edhe me vargun Fishtian. Ndaj koha e kaluar aty do të merrte një tjetër dimension.

Adresa: Troshan, Lezhë, 20km nga bregdeti i Shengjinit .

Nr. Tel: 069 865 7614

Instagram: agriturizem_hylli_i_drites

Tags:

Home bordo