Kur vjen puna tek dhuratat, e gjejmë gjithmonë të vështirë të gjejmë atë më të përshtatshmen për nënat tona. Nevojitet diҫka jo ekstravagante, ashtu sikurse kërkojmë të ketë një kuptim të veҫantë. Dëshirojmë t’i rezistojë kohës, të vihet në përdorim; të jetë ajo lloj dhurate që do t’i hyjë në punë mamave.
Kjo, sepse vetëm kështu, sipas mendësisë tonë, do të na kujtojë më shumë, sa herë të ketë kontakt me atë ҫka kemi vendosur t’i dhurojmë. Nga ana tjetër, heqim dorë nga detaje të rëndomta apo klishe, për t’iu drejtuar një stili sa klasik, aq edhe shik.
Me rastine 8 Marsit, ditëlindjes, apo thjesht për kënaqësinë tonë, në galeri ne ju paraqesim 11 ide dhuratash, që do të jenë zgjedhja ideale për secilin nga rastet e lartpërmendura. Do të shihni që me shumë pak, do të bëni nënën tuaj të lumtur!
Një filxhan që e mban kafen gjitmonë të ngrohtë
Një kornizë me foton tuaj familjare
Kalendar me foton e nipit apo mbesës
E dimë që ja doni shumë gatimin
Një palë pizhama
Kolagjen; mami ka nevoje të ndihet e re dhe e freskët



















