KreuCelebrity

Shuhet Lumturi Blloshmi, “Frida Kahlo” shqiptare!

Rebele dhe provokuese, një personazh kompleks e shumëdimensional, Lumturi Blloshmin do ta quanin edhe “Frida Kahlo” shqiptare. Sepse ashtu si ajo, ishte një artiste me shpirt të lirë pavarësisht vuajtjeve tokësore. Në moshën 76 vjecare, piktorja e krijimeve avangardë është shuar prej sëmundjes së pabesë të koronavirusit.

Një dokumentar I realizuar prillin e vitit 2013 e tregonte atë në të gjithë thellësinë e saj. Regjisorja Nadire Buzo rrëfente asokohe për  Shqiptarja.com se: “Skenari është i plotësuar me inskenime te fëmijërisë së Lumes. Pasi ajo kishte lindur për t’u bere artiste. Ne fëmijëri kërcente dhe këndonte dhe desh te behej këngëtare si Maria Kalas dhe Maria Kraja, me pas donte te bëhej Pianiste. Porse fati që i rezervoi jeta, na dha një piktore te madhe.” Blloshmi vinte nga një familje e persektuar e regjimit komunist. Regjimi ia ndaloi ekspozimin e pikturave por ajo vazhdoi të ishte aktive në botën e artit, një karrierë që nuk u ndal as në vitet e demokracisë.Me të njëjtin ritëm pas viteve ’90, ekspozoi shumë punime, në një sërë ekspozitash personale brenda dhe jashtë vendit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF