Ditën e djeshme në kushte të rënda psikologjike një pacient i shtruar prej ditêsh në Spitalin e Infektivit u hodh nga kati i tretë i godinës.
Menjëherë pas aktit ekstrem në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie ndërsa pacienti ndodhej në gjendje të rëndë shëndetêsore.
Fatkeqësisht mëngjesin e sotëm mësohet se 69 vjeçari është ndarê nga jeta pasi nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra.
Kujtojmë se në harkun kohor prej 2 muajsh 4 pacientë të infektuar me Covid kanë ndërmarrë aktin ekstrem për t’i dhënë fund jetës duke u hedhur nga katet e spitaleve ku po trajtoheshin.
