Pak ditë më parë mediat e huaja publikuan foto të partnerit të artistes së njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha.
Një burrë i gjatë dhe tejet simpatik, profesioni i të cilit është producent është ai me të cilin Bebe po jeton një histori të bukur dashurie.
Artistja dhe Keyan Safyari mendohet se kanë nisur të dalin në muajin mars të këtij viti dhe se gjatë karantinës disa mujore dyshja kanë qenë një shoqëri e mirë e njëri tjetrit. Kjo është lidhja e parë e dashurisë që Rexha bën publike, dhe e pyetur për partnerin në ‘Entertainment Tonight’ ajo u përgjigj.
Ky djalë është i veçantë. Ai është i dashur, kujdeset për mua, e kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë. Ai është thjesht një person i mahnitshëm dhe më bën të lumtur! Thjesht ndjej se është i duhuri, në kam një njeri shumë të mrekullueshëm në jetën time tani dhe ai është kaq i mahnitshëm. Unë jam shumë mirënjohëse për të dhe thjesht po shijoj jetën time dhe do të shoh se ku do më çojë




