KreuCelebrity

Ilaci i ri nga Rusia, e zhduk Covid për pesë ditë??!

Kompania farmaceutike ruse R-Pharm ka siguruar aprovimin e autoriteteve për ilacin e saj antiviral Coronavir për trajtimin e pacientëve me Covid 19. Aprovimi erdhi pasi testet klinike treguan se ky medikament pati efikasitet jashtëzakonisht të lartë në ndalimin e riprodhimit të koronavirusit. Ai cilësohet si një prej ilacevë të para në Rusi e në botë që nuk lufton komplikacionet e semundjes, por virusin vetë!

Studimet treguan se “Coronavir” përmirësoi gjendjen e pacienteve në 55 për qind të rasteve brenda 7 ditëve të para, duke eliminuar madje mbi 77,5 për qind të virusit në vetëm 5 ditë. “Coronavir”-i është ilaçi i tretë i regjistruar nga autoritetet ruse për trajtimin e Covid-19.  Në fillimin e qershorit, “Avifavir” ju shpërnda spitaleve vendore dhe tashmë Ministria ruse e Shëndetësisë e ka miratuar për përdorim shtëpiak te pacientët e diagnostikuar në fazat e para.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF