Ndërsa BORDO është bërë një nga emrat më të rëndësishëm të tregut të revistave në vend, – çka na bën pafund krenarë, – ne vijojmë të plotësojmë portofolin e një medie të konsoliduar me të tjera risi.
Bordodigital, agjencia e marketingut është produkti i ri, që u lançua këtë fund qershori nga kompania jonë, së bashku me numrin e ri të revistës BORDO.
Në portofolin e BordoDigital (BD) do të gjeni; web design, graphic design dhe marketing digjital.
E lindur si një nevojë e kohës, dhe krejt natyrshëm si një proces pune, falë shërbimeve që BORDO i ofron tashmë prej vitesh, që nga realizimi i logove për biznese të vogla apo kompani të ndryshme e deri tek fushatat e marketingut (ideim fushate, impelementim, realizim spoti dhe fushate publicitare), të realizuara suksesshëm në BORDO, BordoDigital (BD) do të realizojë edhe website, të cilat i nisim që nga gjeneza, jo shabllon, të dizajnuara dhe të personalizuara sipas nevojave të çdo klienti.
Agjencia drejtohet nga Ilda Lumani, drejtore e revistës BORDO dhe Ideal Meça, Creative Designer & Web Developer.
Për t’u njohur me gjërësisht me punët tona të realizuara në këto vite klikoni në bordodigital.com, ndërsa mund të komunikoni me ne fare lehtësisht edhe përmes rrjeteve sociale në Facebook dhe Instagram (BORDO DIGITAL).

T-shirti i bardhë, ja si ta bëjmë ultra-shik!





Xhinset e shkurtra më “yll” të sezonit!


Melania Trump me çantën më të shtrenjtë në botë!


Stili ideal i verës: Këmisha-fustan e gjerë!!!









