KreuBusull

Rasti i përdhunimit të së miturës në “Dua të të bëj të lumtur”: Arrestohet shefi i policisë!

Sonte në mbrëmje do të transmetohet në programin “Dua të të bëj të lumtur” historia e abuzimit me një të mitur në një prej jetimoreve në Shkodër.

Abuzimi ka ndodhur vite më parë, por vajza ka gjetur vetëm tani forcên pas më shumë se 10 vitesh për të rrëfyer publikisht dramën e jetës së saj, para Arbana Osmanit dhe para mijêra teleshikuesve.

Në fakt vajza në fjalë kishte shkuar nē vitin 2015 në komisariatin e Shkodrës për të denoncuar abuzimin që kishte ndodhur me të në jetimore, por mizorisht aty ku supozohej që jetimja të ndihmohej, të gjente përkrahje, pikêrisht në ambientet e komisariatit, e mitura është abuzuar seksualisht nga shefi i policisë në Fushë Arrëz.

Mbrëmjen e së premtes (5 Qershor) abuzuesi me uniformë blu i sê miturës është vënë në pranga nga organet kompetente.

Sakaq pritet të prangosen edhe persona tê tjerë që kanë abuzuar me Adrianën, e cila sot zgjodhi me zë dhe figurë të bëhet ‘përfaqêsuesja’ e tê tjerê vajzave e djemve që kanë rënë pre e abuzimeve.

Tags:

Home Busull