Mjeku që pati ‘fatin’ të zbulojë pacientin 0 të infektuar me Covid-19 në Shqipëri ka dhënë njē intervistë nē programin ‘Open’.
Epedemiologu Rexhep Muja tregoi përjetimet e para, kur pacienti i parë i indektuar me virusin e pandemisë, qëlloi që të vizitohej nga Muja. Mjeku u shpreh se ai moment ishte shumë i vështirë dhe sa herë e kujtoj më rrënqethet trupi.
“Akoma më rrënqethet mishi. Kisha javën e shërbimit dhe gjatë gjithë javës ishim të ngarkuar. Nuk njihja as orët e gjumit. Kërkesat ishin të shumta, ishte javën e ngarkuar dhe nga mjekët e familjes. Ka qenë ditë e diel, shkova në vatër me masat mbrojtëse. Pashë diçka të çuditshme, i sëmuri ishte i rënduar. Ishte i çuditshëm, i zverdhur. Mora dhe tamponët e familjarëve dhe të nesërmen dhe u zgjarua shumë rrethi i personave që ata kishin kontakte.Ishte shumë shqetësuese dhe e lodhshme. Nisëm një punë intensive ditën tjetër, ku u ngritën grupet e punës. Nuk ishte e thjeshtë. Ishte një panik në familjen e tyre, po u gjendëm pranë tyre. Kemi qenë disa herë në familje, u qëndruam afër nga ana sociale.”-përfundon ai.



















