KreuBusull

Partnerja shtatzënë e kryeministrit britanik, e infektuar me Covid-19!

Carrie Symond, partnerja 31 vjeçare e kryeministrit të Britanisë së Madhe ka pranuar se është infektuar me Covid-19 dhe ka qenë 7 ditë në shtēpi e sëmurë me simptomat e virusit.

Boris Johnson duket se ka infektuar edhe të fejuarën e tij e cila është shtatzënë dhe pritet të lindë në fillim të verës. Sakaq kryeministri britanik vijon të jetë i izoluar pasi ai ende ka temperaturë.

Dyshja bēnë publik lajmin e shtatzënisë 5 javë mē parë si dhe treguan se gjatë verës kanë vendosur tê martohen. Bebushi do të jetë fëmija i parë për 31 vjeçaren Carrie dhe i gjashti për 55 vjeçarin Boris.

Tags:

Home Busull