
Koronavirus ka zhytur mbarë botën në kaos duke u kthyer në pandemi. I nisur nga Kina për t’u shndëruar në makth dhe me pasoja tragjike, Covid-19 ka kryqëzuar thuajse çdo shtet.
Popujt janë ndërgjegjësuar për higjenën personale por nga ana tjetër përpiqem çdo ditë e më shumë të tregohen të kujdesshëm për të eleminuar dhe shkatërruar virusin nga produktet e përditshme apo rrobat tona.
Doktoresha kineze Li Li , sipas “Daily Express”, ka raportuar në Komisionin Kombëtar të Shëndetit më Kinë se virusi nuk mbijeton nëse ekspozohet për 30 minuta apo më tepër në temperaturën 56 gradë Celsius.
“Në Kinë u bë gati e detyrueshme që rrobat të laheshin për gjysëm ore me 60 gradë”, citohet të ketë thënë ajo.
Mbi 3100 vetë vdiqën në Kinë nga koronavirusi e gati 81 mijë të tjerë u infektuan, por pas masave ekstreme, gjendja atje është arritur të vihet nën kontroll, dhe vendi ka shënuar edhe ditën e parë pa infektime të brendshme.





Horoskopi sot: E enjte 19 mars 2020








Për herë të parë: Anullohet Eurovison 2020


Horoskopi ditor: E enjte – 19 mars 2020




