Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për mbylljen e institucioneve shkollore në tërë vendin deri më datë 27 mars.
Vendimi u mor në mbledhjen e Qeverisë ndërsa propozimi erdhi nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Mediat kosovare shkruajnë se propozimi u votua nga kabineti qeveritar që u mblodh në një mbledhje të jashtëzakonshëm pas situatës së krijuar pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur koronavirusin pandemi.
Ja disa nga masat që ka vendosur të ndërmarrë Kosova:
-Ndërprerja e procesit edukativo -arsimor deri më 27 mars në të gjitha nivelet, me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna, kjo masë nuk vlen për punëtoret shëndetësor dhe të sigurisë
-Pezullimi i përkohshëm ajror dhe tokësore nga vendet me rrezik të lartë
-Kontrolli i obliguar i udhëtareve në të gjitha hyrje daljet të gjithë qytetarëve që vijnë nga vendet epidemike
-Vetëkarantim i detyruar për ata që hyjnë nga zonat me rrezik të lartë dhe të mesëm, nëse nuk mund të karantinohen rekomandohen të vendosen në karantina të përbashkëta të përcaktuara nga qeveria e Kosovës.
-Aktivitete publike dhe jopublikë të mbyllura pa praninë e publikut si: ngjarje tubime sportive, koncerte, konferenca deri në një vendim tjetër.
-Të ndalohet veprimtaria e klubeve restoranteve, klubeve të natës , palestrave pishinave pas orës 23:00.
-Të ndalohet eksporti i pajisjeve , materialeve medikamenteve nga ana e operatoreve ekonomik dhe prodhueseve përveç me vendim të qeverisë
-Të gjitha institucionet qeveritare si dhe ndërmarrjet publike dhe private detyrohen të marrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet sipas udhëzimit të ministrisë së shëndetësie që kanë të bëjnë më masa të përforcuara higjienike
-Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë private që kryejnë transport publik të udhëtarëve obligohen të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportueseve
-Të ndalohet transporti i i organizuar ndërkombëtar si më autobusë, minibus drejte vendeve me rrezik të lartë dhe anasjelltas
-Personat fizik dhe juridik të cilët nuk i respektojnë dhe i shkelin rekomandimet do të ndëshkohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.



Horoskopi ditor, e enjte 12 mars 2020










Horoskopi ditor, e mërkurë 11 mars 2020






