Mamaja e yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo është dërguar me urgjencë në një spital në vendlindjen e saj, Madeira pasi ka pësuar një goditje në tru.
Mamaja e 4 fëmijëve, Dolores Aveiro thuhet se është shtruar menjëherë në spital rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm.
Mediat lokale thonë se ajo është e ndërgjegjshme, gjendja e saj është e qëndrueshme dhe se po i nënshtrohet testeve dhe analizave për të përcaktuar gjendjen e përgjithshme shëndetësore.
Ndërkaq, Ronaldo nesër në mbrëmje do të luajë me Juventuesin për Kupën e Italisë por burimet thonë se ai do të kthehet në Madeira për të qenë pranë të ëmës.
Sipas DailyMail, Dolores ka pësuar një goditje ishemike, e cila shkaktohet nga një mpiksje gjaku që bllokon enën që çon gjakun në tru, ndonëse kjo konsiderohet si lloji më i zakonshëm i një goditjeje të tillë.
Lidhur me situatën e vështirë shëndetësore që po kalon 65-vjeçarja, deri më tani nuk ka asnjë reagim nga fëmijët e saj.
Marakeshi, mrekullia e quajtur “Qyteti i kuq”
Vdes Zyrtari iranian nga Coronavirus!
Rasti i parë me koronavirus konfirmohet në NYC!
Ballë për ballë: Monika Lubonja & Tea!
Horoskopi ditor, e Hënë 2 Mars 2020




