Pasi pati një meshë javën e kaluar në Vatikan Papa Françesk disa orë më vonë shfaqi simptoma gripi me kollë, temperaturë dhe probleme me frymëmarrjen.

Simptomat ishin të ngjashme edhe me ato të Koronavirus, ndaj për disa ditë Vatikani duket se u panikos nga frika e infektimit të Papës 83 vjeçar me virusin vrasës.

Autoritetet mjekësore kanë marrë mostrën e pështymës së Papa Françeskut dhe pak çaste më parë kanë dalë rezultatet e testit. Fatmirësisht kreu i Vatikanit nuk ka koronavirus por një grip të thjeshtë.
Gjithsesi aktivitetet e Papës janë anulluar për ditët në vazhdim, deri në përmirësimin e shëndetit të 83 vjeçarit.

