Ka mënyra e mënyra për të festuar ditëlindjen, por Kris Jenner e kishte vendosur duket që 64 vjetorin ta kremtonte në mënyrën më të pazakontë, dhe ashtu bëri. Miliarderen, ditëlindja e gjeti në fluturim, në avionin privat ku e shoqëronin dhe të bijat. Krisi I bëri dhuratë vetes dhe vajzave një kërcim prej balerine të vërteta, duke shfaqur një zhdervjelltësi që do ta kishin zili mjaft femra edhe më të reja në moshë sesa ajo!
E ëma e Kim Kardashian është një njeri I mbushur me energji, sic e tregon gjithmonë, dhe me një dëshirë të madhe për të jetën, e cila nuk I zbehet aspak me kalimin e viteve.



















