Ndoshta e keni harruar por Ami ka mbaruar shkollën e baletit, e madje ajo u bë e njohur për publikun si balerinë, teksa merrte pjesë në spektaklet e Tv Klan, e mandej u katapultua si moderatore e “Portokalli” në Top Channel.

Ndonëse baleti është pasion që që i ka mbetur së shkuarës, mikeshat e sipërmarrëse së “Ami Event” janë bërë nostalgjike dhe kanë postuar disa foto nga vitet e hershme të Shkollës se Baletit, ku ne dalluam në rreshtin e parë Amin, mamin e Joelit dhe Sias!

Diku rreth moshës 11-12 vjeçare, Amarda Toska ndonëse e imët në portret e fizik, mimika dhe shprehia është po ajo e ëmbla!

Nuk e dimë se ç’ëndrra e dëshira kishte vogëlushja me uniformën e baletit asokohe, por me siguri do të qe krenare për atë në ç’ka është kthyer sot


