Festivali i RTSH këtë vit i është besuar dyshes së njohur të spektakleve Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka. Ndonëse zërat për këtë projekt kanë nisur që përpara disa javësh, tashmë çdo gjë është e konfirmuar nga vetë protagonistja, prezantuesja e “Dance With Me”.
Shumë e entuziasmuar për këtë projekt, Vejsiu ka shprehur mirënjohjen dhe ka zbuluar se në festivalin që zgjedh përfaqësuesin e Shqipërisë për në Eurovision ajo do të jetë në drejtimin artistik dhe skenarin, sIgurisht në krah të regjisores së njohur Vera Grabocka.
Duke lajmëruar fillimisht se në 15 shtator ajo do të rikthehet në Tv Klan me spektaklin e kërcimit mes Vip-ave, “Dance With Me”, e duke shprehur mirënjohjen për mbështjetjen e pakursyer të Tv Klan që në daljen e pare në ekran në moshën 14 vjeçare, prezantuesja flet edhe për sfidën e fundvitit.
“Kete vit do jem ne Drejtimin Artistik, Skenarin dhe Drejtimin e Festivalit te Dhjetorit Ne krahe te @veragrabocka veragrabocka ne RTSH!
Ky Festival respekton traditen e muzikes shqiptare dhe hyn ne Edicionin e 58; une ngjitem per here te pare ne skenen e tij…
Me shume se sa sfide eshte deshira e madhe per ti sherbyer ketij Festivali si nje shqiptare e devotshme me ndjeshmeri te larte per artin, kulturen, muziken, traditen, shpirtin e ketij kombi, gjerat e bukura dhe te mira qe mund te behen ne kete vend. Ky moment artistik kapercen konkurrencen mes grupeve te punes qe kane bere Festivale ne Shqiperi( respektoj me te vertete historine e secilit prej tyre) dhe do ulem te duartrokas gjithmone ne salle per muziken e bukur, do ta kendoj dhe kercej pavarsisht i kujt eshte Festivali! Sepse misioni muzikes eshte ti bashkoje njerezit dhe jo ti ndaje. ?
Perpiqem te jem modeste per gjithcka me pret ne kete aventure te rendesishme por smund ta mohoj qe kam vertete deshire qe te sjellim nje fryme te re. Per mua do jete nje takim i rendesishem me ju 3 nete ne Pallatin e Kongreseve qe e kam pritur gjate.
Jeta mesa duket na jep gjithmone nje shans per te realizuar endrrat tona, dhe une kete pune se kam pare kurre si objektiv per te qene e famshme, por si nje pasion te konsumuar aq bukur per te cilin ja vlen cdo sekonde qe kam punuar. Une ne Televizion nuk punoj, jetoj!
Jetoj cdo moment si nje privilegj te jashtezakonshem per te komunikuar me ju. Shpresoj qe mos t’ju zhgenjejme!
Data e fundit e pranimit te kengeve eshte 15 Shtator 2019!Publikut dhe vendit tim do ti jem thellesisht mirnjohese per gjithcka me ka dhuruar! I don’t take it for granted❤️
FALEMINDERIT❤️”


Vin Veli, artist në vena



Parashikimi i horoskopit, datë 9 gusht 2019


KURIOZITET/ 10 gjëra që nuk i dini për kosin







Parashikimi i horoskopit, datë 8 gusht 2019





