Prej 3 vitesh ai bashkëdrejtonte me Blerina Shehun emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, por duket se ka ardhur koha të largohet nga ky angazhim. Arbër Çepani ka zbuluar se ai nuk do të jetë më pjesë e emisionit dhe lajmin e ka dhënë përmes një statusi në rrjetet sociale.
Ish-fituesi i Big Brother Albania 1, Çepani ka falenderuar gjithë stafin e emisionit “Mirëmëngjes Shqipëri” dhe e ka cilësuar këto 3 vite në RTSH si vitet më të bukura të jetës së tij profesionale dhe personale.
“Ka ardhur momenti që të mbyll këtë kapitull të jashtëzakonshëm për mua të emisioneve të mengjesit, për t’iu dedikuar më shumë sipërmarrjes dhe projekteve të reja televizive. Ju dua shumë”, shkruan Arbëri duke treguar kështu se ndoshta mund ta shohim sërish në ekran me projekte të reja që mbeten për t’u zbuluar në të ardhmen.
Parashikimi i Horoskopit, datë 01 gusht 2019
Parashikimi i Horoskopit, datë 31 korrik 2019

