Një sherr virtual ka nisur mes moderatores Roza Lati dhe këngëtares Enca Haxhia. Pak javë më parë moderatorja e “Why Not” kishte të ftuar Miss Universe Albania, Trejsi Sejdini ku krahas pyetjeve të moderatores, ajo ju përgjigj edhe pyetjeve të publikut!
A je e virgjër si Enca?” ishte një prej pyetjeve që iu drejtua Trejsit, të cilës ajo ju përgigj;
“Sa është një Encë janë 3 Trejsa, të shkretë. Si mund të mos jetë Enca e virgjër? Kush e ngre Encën e shkretë!”
Ndonëse gjatë gjithë kësaj kohe Enca nuk kishte reaguar rreth këtij ofendimi të bërë nga Miss Universe Albania, këngëtarja vendosi të reagonte në programin “Xing me Ermalin”, ku u shpreh:
“Më shumë se sa personazhet që përdorin emrin tim për t’u bërë viral, ose për t’u kapur me ndonjë emision, unë mendoj që emisionet që u japin hapësirë personazheve të tillë, për të dalë dhe për të thënë gjëra kundra meje e bëjnë vetëm sepse unë s’i kam shkuar në emision. Unë historikisht i kam mbështetur të gjithë mediat, gazetarët, televizionet dhe më vjen shumë inat kur i them një televizioni apo një emisioni që për momentin nuk bëjmë dot gjë, ka 1001 arsye. Pastaj ti shkon merr një personazh thjesht për të folur për mua, për të zëvendësuar mungesën time, aty tregon që kemi një problem shumë të madh.”
6 ditë më vonë nga kjo deklaratë e Encës, Roza Lati nëpërmjet disa postimeve thumboi si moderatorin Ermal Mamaqin, ashtu edhe Encën të cilën e quajti mosmirënjohëse pasi sipas saj, Roza e ka mbështetur atë shumë vite më parë, kur askush nuk e p***te.
Postimet e Roza Latit: