KreuFashion

7 trendet që do të shihni gjatë gjithë verës!

Vera nuk ka të bëjë vetëm me fustanet e lehta dhe rrobabanjot. Edhe stina e nxehtë e vitit ka trendet e saj. Ç’modele syzesh, fustanesh, këpucësh, printet, e madje edhe çizme do të ketë vera e 2019-ës? Më poshtë gjeni 7 trendet që nuk do t’ju ndahen gjatë gjithë vitit:

Kalifornia ‘style’

Palmat, ngjyrat e forta, këisha të lehta sateni, kapele, dhe gjysmëçizme! A nuk ju duket se po shijoni një pasdite në temperaturat e nxehta në Kaliforni me një veshje të tillë?!

Bizhuteri suvenirë

Guackat që mblidhni në plazh mos i hidhni, e madje mos i vini as si souvenir në shtëpi, por krijoni me to një varëse, vathë, apo unazë, pasi trendi i kësaj verë është që të ruani kujtimet në aksesorët tuaj.

Çanta druri, ose kashte

Nuk ka sezon të cilit i shkon kashta më shumë se vera. Ndaj nëse ende nuk e keni një çantë prej punimi druri apo kashte, ç’prisni!

Fustan ‘çaji’ mondan

Po, po ndonjëherë duhet ta harroni edhe komoditetin dhe të vishni një fustan mbërmje ‘të rëndë’, të gjatë, me një metariel saten apo mëndafsh do t’i bëjë mbrëmjet tuaja festive në verë tejet style e fashion.

Syze mburojë

Thojini lamtumirë syzeve të holla dhe të vogla, sepse ky sezon kërkon modele me stil ‘mburoje’.

Utilitare

Një temë utilitare dhe dozë praktike është gjithmonë e mirëseardhur për verën.

Majë katrore

 

Duhet ta keni vënë re që këtë sezon është rikthyer maja katrore, modë kjo e viteve 99’.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF