KreuStil Jetese

Leksion elegance supreme: Kate Middleton jep “goditjen“ e radhës me fustanin e zgjedhur në banketin e mbretëreshës!!!

Elegancë dhe finesë, këto ishin dy fjalët që përkufizonin veshjen e Kate Middletonit në banketin e shtruar nga Mbretëresha Elisabetë në nder të vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump. Të ftuarve I është dashur të respektojnë një kod të qartë veshjeje: femrave I ishte propozuar që të visheshin me të bardha dhe doreza të gjatë elegante deri tek brryli, ndërsa meshkujt duhet të mbanin frak dhe papion të bardhë.

Në qender të vëmendjes u vendosën menjehërë Melania Trump, e cila ka shkëlqyer gjatë këtyre tre ditëve në Britani, dhe Kate, që praktikisht, mbizotëroi mbrëmjen me fustanin e bardhë nga Alexander McQueen, dhe kurorën e preferuar ‘Lover’s Knot’, e cila ishte dhe një bizhutë më të dashura të Dianës!!

Kate ndërkohë, nga doreza te gjata, kishte zgjedhur të hiqte dorë, dhe përsëri u shfaq tmerrësisht fine!