KreuStil Jetese

Në muajin e 8-të të shtatzënisë, Diellza Kolgeci nuk heq dorë nga palestra

Ish miss Kosova Diellza Kolgeci nu ka ndërmend të lërë veten pas dore ndonëse sapo ka hyrë në muajin e tetë të shtatzënisë. 41-vjeçarja që pret të bëhet nënë në muajin maj vijon të frekuentojë palestrën dhe këtë e ka dëshmuar me anë të disa fotove të bëra publike pak orë më parë.

“Po…8 muajshe e 2 ditë”, shkruan Diellza mbi foton e shkrepur në pasqyrën e palestrës që frekuenton, duke u shfaqur në formë shumë të mirë fizike.

E veshur sportive dhe e gjitha me të zeza, nëna e re e shoëzbiz-it duket qartë që ka marrë shumë pak kilogramë gjatë këtyre muajve të shtatzënisë.

41-vjeçarja bjonde pritet të sjellë në jetë një vajzë në pak javë si fryt i lidhjes me partnerin e saj, basketbollistin Fisnik Rugova.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF