Baballarët e kanë të vështirë të pranojnë në fillim se vajza e tyre e vogël është rritur dhe po përgatitet të krijojë familjen e saj. Por këshillat e tyre janë shumë të vlefshme, sepse janë një experience jete që vihet e gjitha në dispozicion të mireqënies së fëmijëve të cilet përgatiten të përballen me jetën e vërtetë. Osman Mula këtë ka bërë me të bijën, Evisin.
Pas fejesës, rrëfeu ajo tek “Rudina“ ku ishte e ftuar bashkë me të atin, “babi më uli, më dha një letër, një stilolaps e më tha: “Shkruaj tani: respektoje Ervisin. Mos u bëj xheloze se xhelozia kthehet në mani dhe ji sa më shumë gazmore me burrin. Në fund më tha, shkruaj- Qofshi të lumtur“!- ishte rrëfimi I sinqertë I Evisit.

