Këngëtarja Adelina Tahiri feston sot ditëlindjen e saj dhe mbush 27 vjeç. Kjo ditëlindje ka qenë e veçantë për këngëtaren e cila e feston këtë vit edhe si nënë e një djali, të cilin e cilëson si dhuratën e saj më të madhe.
Por krahas Jonit të vogël, Adelina është mbuluar me dhurata nga bashkëshorti i saj avokat Serjoza Markov. E këtu nuk e kemi fjalën për dhurata dosido por për dhurata tmerrësisht luksoze e të shtrenjta. Ato i ka publikuar vet 27-vjeçarja duke na treguar byzylykun Cartier që kushton plot 63.662 dollarë e unaza e të njëjtës markë që kushton 8800 dollarë.
Bashkë me kompletin e Cartier, bashkëshorti i ka dhuruar gjithashtu Adelinës një orë Rolex që mendohet se kushton afërsisht 10 mijë dollarë.
Stil Jetese
Parashikimi i horoskopit, datë 4 prill 2019
Stil Jetese
3 trendet që NUK DUHET t’i vishni me xhinse



