9 vjet lidhje, dy të fundit e të cilave fejesë, nuk është cudi që fundi I një marrëdhënieje të tillë të mos jetë i lehtë për asnjërën nga palët. Por këngëtari Mateus Frroku duket e vuan akoma; të paktën këtë tregoi në “Thumb“, kur pohoi se jeta e tij sentimentale nuk ka pasur më asgjë të re.
“Uroj të më kalojë kjo ndjesi, por për momentin nuk e di pse kam një boshllëk dhe më duket e vështirë të vijë diçka e re, por sigurisht që do të vijë në jetë”,- tha Mateus.

