Episodi tronditës në të cilin këngëtarja u përfshi rastësisht, e shtyu Elvana Gjatën të përpiqej t`i qëndronte sa më larg vëmendjes, duke u larguar nga ekrani e nga rrjetet sociale, e madje duke e lënë për disa kohë edhe Shqipërinë. Por tani thotë se mendon për fansat e saj, të cilëve ndjen se u detyrohet një shpjegim e një rikthim, sepse ia kanë ofruar në vazhdimësi e pavarësisht cdo gjëje mbështetjen e tyre.
“Nuk e kam aspak të lehtë këtë moment, por e kuptoj që më duhet t’i them dy fjalë, pasi u detyrohem shumë të gjithë atyre që çdo ditë më kanë shkruar duke më pyetur për shëndetin, e duke me ofruar mbështetjen e tyre… kolegë, miq, të afërm dhe sigurisht ata që kurrë nuk më kanë braktisur e kurrë nuk kanë reshtur me dashurinë e tyre ndaj meje dhe muzikës time, fansat e mi. Po… kam kaluar një periudhe shumë të vështirë… fizikisht dhe moralisht… e dërrmuar dhe e vrarë nga fjalë, fjalë, fjalë… edhe më shumë se sa unë në këtë moment mund të shpreh me fjalë… Kurrë në jetën time si kam dashur keq askujt…ajo që kam dashur gjithmonë është të shoh veç lumturi, kudo ku kemi qenë bashkë, në çdo koncert e çdo video që ju keni publikuar me këngët e mia. Nuk e kam aspak të lehtë, por ju kam ju… e do vazhdoj të bëj atë për të cilën më keni dhuruar kaq shumë dashuri në më shumë se 10 vjet e pa të cilën nuk di a mund te jetoj”,-ka shkruar Elvana në ‘Instagram’ .


