KreuStil Jetese

Meghani ndryshon stilin e flokëve, dhe duket super!!!

E kemi parë përgjithësisht me flokë të lëshuar, të drejtë, me onde, ose ndonjë kapje gjysëm bisht, por Meghan Markle tregoi edhe një herë se është “ vajzë popullore“: dukesha e Sussex-it u shfaq këtë radhë me një model mjaft të preferuar dhe praktik, me të cilin nuk para i kemi parë pjesetaret e familjes mbretërore. Ajo doli ne publik me topuz dhe i shkonte shumë!!

E veshur e gjitha me të zeza,  me një pallto shumë shik nga Givenchy, kombinuar me këpucë ngjyrë nudë, 37 vjecarja shkëlqeu më flokët e kapur thjeshtë, make up-in natyral dhe përdorimin minimalist të bizhuterive ( vetëm një palë vëthë të vogla e unazën) gjatë takimit me akademikë dhe drejtues të Universitetit të Londrës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF