Pavarësisht gjithçkaje që ajo bëri në British Fashion Awards- një fjalim karizmatik mbi modën kube quajti Britaninë e madhe shtëpinë e saj, pas përkëdheljes së barkut të saj të treguar shumë qartë nëpër foto dhe fustanit të saj të zi me një shpatull nga Givenchy për të nderuar stilistin e saj të fustanit të dasmës- Meghan Markle u përfol vetëm për një detaj të vogël: thonjtë me manikyr xhel në ngjyrë të errët.
Disa u treguan të shpwjtë në spekulomin se Meghan shkeli protokollin mbretëror por Harper’s Baazar ditën e Martë tregoi se edhe Kate Middleton në 2012-ën i ka lyer thonjtë me manikyr xhel të errët gjatë një darke në The Thirty Club.
Meghan nuk është e vetmja që pëlqen manikyrin e errët dhe madje nuk e ka shkelur aspak protokollin mbretëror. Pallati mbretëror punon me Meghanin në planifikimin e veshjeve të saj prandaj dhe ata nuk do të aprovonin diçka të pahijshme.
Burimi/ Harper’s Baazar



