Të njohura nga kushdo, të dëshiruara nga shumica dhe… të përballueshme nga pakica. Një legjende si Louis Vuitton nuk i bie kurrë vlera, ndaj dhe çantat e markës detyrohesh t’i blesh drejtpërdrejt në dyqanet LV, ose si imitim, të cilat, fatkeqësisht, mund të mos e bëjnë aq mirë punën e tyre.
Kuptohet, keni edhe opsionin e blerjes së Louis Vuitton këtu në Shop Bordo. Kontrolloni website-n tonë dhe Instagram-in @shopbordo.al herë pas here, për xhevahire të sapoardhura!
Që një çantë luksoze si Louis Vuitton të vlerësohet plotësisht, ama, duhet edhe të kuptohet historia e çantave, modelet e ndryshme, materialet dhe përmasat, për të deshifruar më në fund emrat e çantave si “Speedy 30 Monogram” apo “Neverfull MM Damier Azur Canvas”.
E kemi ndarë këtë shkrim në 3 pjesë kryesore që duhet të mbulojmë mbi çantat Louis Vuitton: Canvas, modeli dhe përmasat. Për sot do të trajtojmë vetëm 1/3 e çantave legjendare Louis Vuitton, dhe ajo është canvas-i i tyre.
CANVAS
Ndonëse forma e çantës është një element firmë i çantave Louis Vuitton, më tepër se sa forma, është dizenjoja ajo që i vë përfundimisht emrin Louis Vuitton çantës. Të gjithë e njohin dizenjon LV në fushë kafe me lule, apo dizenjon kuadrat. Lexoni më poshtë për t’u informuar mbi to.
Monogram
Canvas Monogram e Louis Vuittonit është më e njohura ndër çantat LV. Çanta me këtë canvas është shumë e qëndrueshme, edhe ndaj ujit. Çantat Monogram tregojnë pak ose aspak shenja përdorimi. Janë shumë të lehta për t’u mirëmbajtur, pastrimi me një leckë të lagur zakonisht është i mjaftueshëm.
Monogram Empreinte
Lëkura Empreinte është e butë, si dhe një material i qëndrueshëm. Logoja LV është e stampuar në të (nga vjen dhe emri Empreinte – stampim, gdhendje) Lëkura mund të zbutet më tej me kalimin e kohës, por nuk është problem, pasi shumica e çantave me këtë material nuk janë të strukturuara.
Monogram Multicolor
Canvas i fundit Monogram ikonë është i famshmi Monogram me ngjyra, popullarizuar nga Paris Hilton dhe vajza të tjera IT. Ky material është pjesë e bashkëpunimit të Louis Vuitton me artistin Takashi Murakami. Ishte bashkëpunimi më i gjatë i Louis Vuitton (rreth 12 vjet)! Ky model ikonik i la dyqanet Louis Vuitton në korrik 2015.
Damier Ebene
Pak më pak i nënvlerësuar se Monogrami, është canvas Damier. Damier Ebene është i teksturuar, rezistent ndaj ujit dhe i qëndrueshëm. Kujdesi për këtë material është i njëjtë me Monogramin. I vetmi ndryshim i dukshëm është padyshim dizenjoja në canvas.
PS: “Damier” do të thotë “kuadrate” në frëngjisht.
Damier Azur
Po flasim për të njëjtën canvas, thjesht me ngjyra të ndryshme, fushë të bardhë me kuadrate gri në të kaltër. Canvas Damier ka disa dizenjo ngjyrash të ndryshme, por Damier Ebene në ngjyrat kafe e hapur dhe e errët, dhe Damier Azur janë dy dizenjot më popullore.
Vernis
Lëkura Vernis është mjaft e ngjashme me lustrafinën. Është e shkëlqyeshme dhe ka sipërfaqe të lëmuar e të fortë. Ka rezistencë të mirë ndaj ujit, por duhet shmangur ekspozimi i saj në diell, për të ruajtur ngjyrën. Është mirë që çantat Louis Vuitton Vernis të ruhen në dustbag-un e tyre.
Epi
Lëkura Epi është një lëkurë e fortë, e teksturuar, mjaft e lehtë në përkujdesje dhe shumë e qëndrueshme. I jep goxha strukturë çantave Louis Vuitton. Mjafton ta pastrosh me një leckë të lagësht dhe ia rikthen menjëherë shkëlqimin.
PS: Në Shop Bordo kemi një çantë Louis Vuitton Epi Passy PM për ju, vetëm për 450 euro (nga 1300 euro çmim retail). Klikoni këtu për ta parë.
Klikoni në Shop Bordo për të zbuluar modelet më të famshme të çantave!
Marrë nga Shop Bordo!

Si të bini nga pesha për mos ta rrimarrë më!
















S’do ta besoni sa vlen një portokall në ditë!


