KreuCelebrity

Blue Ivy Carter ‘e pavendosur’ nëse do të bëhet Beyonce e rradhës!

Blue Ivy Carter, vajza gjashtë vjeçare  e Jay Z dhe Beyonce ka marrë pjesë në çdo tur me prindërit e saj, duke tërhequr të gjithë vëmendjen gjatë fotove të pushimeve dhe në fakt është një yll popi në trajnim e sipër. Gjyshja e saj Tina Lawson tha për US Weekly se çfarë është e qartë për momentin: ajo ka talent, por Blue nuk është e sigurt nëse dëshiron të ndërtojë një karrierrë si nëna e saj.

Lawson tha se Blue ka performuar që në lindje pasi nuk ka mundësi të jesh pjesë e kësaj familjeje dhe të mos këndosh. Blue aktualisht merr kurse kërcimi por nuk e ka vendosur akoma nëse do të jetë Beyonce e ardhshme dhe ti futet këtij biznesi. Gjithësesi Lawson ka besim se Blue do të jetë e aftë të bëjë çdo gjë. “Çfarëdo që ajo dëshiron, është  e sigurt që do e bëjë pasi ajo është  e zonja të bëjë shumë gjëra.” Sigurisht që po pasi në fund të fundit ajo ka gjenet e Beyonce.

Burimi/Vogue