KreuStil Jetese

Ardit Gjebrea në dilemë për “E Diela Shqiptare”!

Sezoni televiziv ka nisur tashmë dhe shumica e dilemave janë sheshuar për një pjesë të mirë të spektakleve dhe emisioneve të këtij sezoni, por kjo nuk mund të thuhet për “E Diela Shqiptare”. Sipas vetë drejtuesit të emisionit popullor në Tv Klan, ka ende një dilemë të pazgjidhur për fillimin e programit. I pyetur në Instagram nga ndjekësit për datën se kur do të nisë transmetimin “E diela shqiptare”, Gjebrea është përgjigjur se është pikërisht skena e re që është ndërtuar nga e para enkas për progrmain, ajo që po e mban ende në pikëpyetje datën e fillimit të sezonit.

Drejtuesi i njohur ka treguar se ndonëse ai do të shfaqet që prej kësaj të diele në ekran për Telebingo, puna po vijon me intensitet dhe Gjebrea është skeptik nëse do mund të nisë emisioni të dielën e 30 shtatorit. “Data 7 Tetor – me skenë, pa skenë, do fillojmë! “, përfundon komentin e tij Ardit Gjebrea.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF