Fashionistja e njohur shqiptare dhe një nga trashëgimtaret e Top Medias Lori Hoxha tashmë mesa duket nuk do të jetë vetëm si e tillë! Ditën e shtunë në mbrëmje në faqen e saj zyrtare të Instagramit Lori shkëlqente e veshur me të bardha ku krahas fotos kishte shkruar, “Tashmë kam një punë të re si celebruese (njeriu që bashkon një çift ne martesë) kështu që kushdo që është I interesuar të më njoftojë. Puplat përfshihen në çmim.”,- thotë ajo duke mos lënë as këtë rast pa bërë një batutë!
Komentet ishin të shumta por ai që binte më shumë në sy është komenti I Rachel Birthistle e cila zotëron një kompani të planifikimit të dasmave në Como, Itali e cila shkruante: “Do të të kemi sërish këtu për të celebruar në çdo kohë Lori Hoxha.”
Ndërsa përgjigja e Lorit ishte : “Pres me padurim! Është një kënaqësi dhe ëndërr që të punoj me ty dhe stafin tënd të mrekullueshëm.” Përveç këtij kishte edhe komente të tjera si ai nga Albana Osmani e cila duke qeshur i shkruan se në fillim i nevojitet në rolin e Kupidit që të mund ta celebronte më vonë.
Një muaj më parë Lori Hoxha u shfaq në rolin e celebrueses në dasmën e motrës së saj, Sara me partnerin Ledion Licco! Fotoja e këtij momenti bëri xhiron e rrjetit, ndërsa mesiguri do të ketë qenë emocionuese si për protagonistët edhe për vetë Lorin ky moment!
Duke njohur natyrën shpotitëse të Lorit, nuk dihet nëse statusi konkret është në vazhdën e thënieve gjithë humor të saj, apo një angazhim i vërtetë në këtë drejtim! Le ta shohim…
Gazetarja e njohur e ABC rekrutohet nga A2-CNN!
7 hapa për muskuj barku perfekt !
Horoskopi i ditës 4 shtator 2018
Pēr këta VIP-a shqiptarë, pushimet sapo nisën!
A mund të jetë kjo teknikë fundi i pagjumësisë?





