Monica Lewinsky ishte ftuar për një intervistë në Jeruzalem, por që mesa duket nuk shkoi ashtu siç ajo do të donte. Lewinsky u pyet nga gazetarja nëse ajo priste një falje publike nga ish-Presidenti Klinton, pyetje kjo e cila nuk u prit fare mirë nga ish-sekretarja e Clinton. Gazetarja e Hadashoy News, Yonit Levi gjatë intervistës bëri pyetjen e cila sipas Monica ishte tërësisht e pa vend.
“A e pret ende atë falje, një falje personale?”, pyeti gazetarja Levi, e cila në vend të përgjigjesh mori një reagim krejt të papritur. “Më vjen keq, nuk jam në gjëndje ta bëj këtë”, ishte përgjigja e Lewinsky, duke u çuar menjëherë nga karrigia dhe duke lënë studion. Gazetarja e Hadashoy është shprehur më vonë se ajo ka qëndruar korrekte ndaj Monica-s ashtu siç ato kishin rënë dakord për intervistën, ndërsa Lewinsky nga ana tjetër u shpreh se ‘ka ardhur koha që gratë t’i dalin për zot vetes së tyre, dhe të mos lejojnë të kontrollohen nga të tjerët.
25 vite më parë ajo dhe ish-presidenti i SHBA-ve patën një aferë intime, që u kthye në skandalin më të madh të kohës. Asokohe Monica ishte sekretarja e Clinton.
Horoskopi ditor 31 gusht
Horoskopi ditor 30 gusht
Horoskopi ditor 29 gusht!
Horoskopi ditor 28 gusht
Horoskopi ditor 27 gusht
Horoskopi ditor 25 gusht
Horoskopi ditor 23 gusht
Horoskopi ditor 22 gusht
Horoskopi ditor 21 gusht

