Bebe Rexha sapo shënoi suksesin e radhës, madje kësaj radhe në shtetin kanadez. Në fakt, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare ka marrë çmimin në kategorinë “Bashkëpunimi” në MMVA iHeartRadio.
E gjithë kjo në sajë të hitit këngës në bashkëpunim me Florida Georgia Line, “Meant to Be”. Menjëherë pas çmimit, 28-vjeçarja ka falënderuar të gjithë fansat për përkrahjen që i kanë dhënë.
“Faleminderit të gjithëve atyre që më përkrahin në Kanada. Kjo është e mrekullueshme, nuk mund ta besoj që jam këtu. E dua Toronton dhe këtë çmim do e vendos në shtëpinë time të re që sapo e kam blerë. Prandaj, faleminderit shumë”, ka shkruar Bebe Rexha poshtë fotos të publikuar.
Këngëtarja gjatë iHeartMusicRadio Much Music Video Aëards, po ashtu ka performuar edhe dy këngët e saj “I’m a Mess” dhe “Meant to Be”.
Rihanna me një album të ri së shpejti!
Ja ishulli si parajsë, ku jetohet pa polici!
Modelja gjendet e vrarë në shtëpi!
Nëna e dy vajzave që luftoi depresionin me joga!
Merr fund sherri mes Çiljetës dhe Fifit!
Puna e ëndrrave po ju troket në derë!
Vaji i kokosit, ekspertët: Një helm i pastër!
10 stile prindërimi rreth e përqark botës!
Rita Ora dhe Bebe Rexha puthen në VMA-s

