KreuCelebrity

Këngëtar, aktor, balerin, tashmë edhe shkrimtar!

Justin Timberlake është tashmë këngëtar, aktor dhe balerin, por ylli është gati të shtojë një rol tjetër në jetën e tij, të bëhet shkrimtar. Vetë ai ka njoftuar në mediat sociale se do të publikojë librin e tij të parë në tetor. “Hindsight & All the Things I Can’t See in Front of Me” (Retrospektivë dhe të gjitha gjërat që nuk i kam parë dot më parë) titullohet libri i tij.

“Kam disa lajme! Unë kam qenë duke punuar për disa kohë dhe jam i lumtur t’ju tregoj librin tim të parë, rreth jetës time, – shkruan këngëtari.

Në website-n e librit thuhet se ai do t’u japë lexuesve mundësinë për të parë procesin krijues të Timberlake përmes një koleksioni të imazheve nga arkivat e tij personale, duke filluar nga fëmijëria e tij Tennessee deri në ditët e sotme.

Botuesi HarperCollins shton se libri do të flasë për shumë aspekte të fëmijërisë së tij, përfshirë dashurinë e hershme të Timberlake për muzikën dhe frymëzimin pas shumë këngëve dhe albumeve të tij të goditura, si dhe procesin e shkrimit të këngëtarit dhe marrëdhëniet e tij personale me djalin dhe familjen.

Fituesi 10 herë i çmimit ‘Grammy’ u martua me aktoren Jessica Biel më 2012. Ata mirëpritën në jetë djalin Silas në vitin 2015.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF