Jemi ende nën atmosferën e Oscar-eve, e le të themi se për disa ditë, në një mënyrë apo në një tjetër do të ndikohemi nga bota e yjeve dhe kinematografisë. Secili prej nesh ka aktorin ose aktoren e preferuar, ashtu sikurse të tjerë listojnë disa emra për këto kategori. Vlerësuar nga talenti, por edhe nga paraqitja, artistët janë të parët që marrin vëmendjen e publikut, sa herë flasim për filmat.
Megjithatë, duke qenë se bota e të famshmëve na ka tërhequr të gjithëve pas vetes, janë edhe këngëtarët ata të cilët bëhen pjesë e favoritëve të fushës së artit. Madje, këta të fundit, shpesh mbledhin edhe më shumë fansa rreth vetes, duke qenë se aktivitetin artistik e kanë edhe më intensiv. Por, a e keni menduar ndonjëherë veten krah yjeve?
Natyrisht, duket si ëndërr adoleshence, shumë larg realitetit, një çmenduri totale, edhe pse kur vjen puna tek shenjat e zodiakut, yjet parashikojnë se cili nga të famshmit do t’ju shkonte më shumë për shtat. Kjo nuk do të thotë që të prisni biletën për në Los Anxhelos për të takuar Brad Pitt, por mund të bëni këtë: të gjeni një partner me tipare të ngjashme. Sa prej sugjerimeve të mëposhtme ju shkon më shumë për shtat?
Horoskopi për ditën e sotme
Horoskopi për ditën e sotme
Horoskopi, e shtunë 3 mars 2018!
Horoskopi ditor, e premte 2 mars
Horoskopi, e enjte 1 mars 2018
Horoskopi, e mërkurë 28 shkurt
Horoskopi, e martë 27 shkurt 2018
Parashikimi i yjeve, 26 shkurt 2018
Horoskopi, e diel, 25 shkurt!
