Objekte personale të Isa Boletinit, të cilat qëndronin në Muzeun Historik Kombëtar, si arma e tij, xhamadani dhe sende të tjera me një vlerë të rrallë muzeale do të dërkohen përkohësisht drejtë kosovës.
Sendet e rralla të një prej emrave më të njohur të pavarsisë së Shqipërisë do të shfaqen në një ekspozitë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së shtetit të Kosovës.
Disa nga sendet që Ministria e Kulturës do të ekspozojë në Kosovë me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë janë ora, shpata, xhamadi i Isa Boletinit, revolveri me mulli, pipa e Isa Boletinit.
Isa Boletini është një nga emrat më të njohu në historinë e shtetit Shqiptar, duke qenë se ka dhënë një kontribut të madh për të arritur pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912.



















