KreuFashion

Moda, lulet e dimrit do të na shoqërojnë edhe këtë pranverë

Edhe pse ndoshta mund të mos jemi të gjithë dakort , por stili i luleve është një trend nga i cili vështirë se do të shpëtojmë. Ishin me të vërtetë e pandashme në të gjitha koleksionet e sezonit të kaluar dhe do të jenë të pranishme edhe për sezonin që vjen. Gjithsesi ja vlen ta provoni ndoshta ndonjë palë pantallona apo një xhaketë të stampuara me lule dhe do ta shikoni që nuk do të zhgënjeheni.

Një fustan me lule, ndoshta me një model të thjeshtë e ngjyra delikate, është një blerje e sigurtë që nuk del kurrë nga moda. Ata të cilët nuk kanën shumë dëshirë të rrezikojnë, mund të zgjedhin disa ngjyra më të matura me modele më të thjeshta akoma. Ose mund të thyejmë pamjen  duke kombinuar një xhaketë me lule me një palë pantallona xhins. Për një sukses të sigurtë, provoni të kombinoni lulet me ngjyrën e zeze,do t’ju jepni një elegancë të përjesthme.

Ata që duan të guxojnë pak më shumë mund të provojnë stilin oriental të propozuar nga Guçi, apo edhe një stil të gjallë si ai i Daizy Shely dhe Blumarine. Gjithsesi keni shumë alternativa, prandaj shihni atë që ju përshtatet më mirë.