Një lajm i mirë për të gjithë fansat e princ Harry dhe Meghan Markle.
Historia e tyre e dashurisë do të vijë në një film të titulluar Harry & Meghan: The Royal Love Story. Filmi “dokumenton flirtimin dhe historinë e dashurisë mes një princi dhe të fejuarës së tij” dhe do të përfshijë gjithçka: që nga njohja nga miqtë të përbashkët deri tek fejesa në nëntor të 2017-s. Gjithashtu, thuhet se në film do të pasqyrohet edhe jeta e Meghan-it si aktore e divorcuar.Filmi është duke u xhiruar aktualisht dhe nuk dihet ekzaktësisht data se kur do të publikohet. Ai po prodhohet nga televizioni amerikan ‘Lifetime’, i njëjti që ka bërë filmin për historinë e dashurisë së William dhe Kate.
Ky i fundit u transmetua 11 ditë para dasmës së çiftit, dhe mendohet se edhe filmi për Harry-in & Meghan do të dalë rreth muajit maj 2018.