KreuStil Jetese

Balla konfirmon largimin nga Top Channel në ditën dhe mënyrën që nuk e prisnim

Lajmi se Sokol Balla do të largohet nga televizioni “Top Channel” ka kohë që qarkullon në media. Para disa ditësh u bë me dije se arsyeja e këtij largimi u bë intervista e tij me Sajmir Tahirin, e cila nuk u prit mirë nga drejtuesit e televizionit duke i shkaktuar atij konflikte me ta.

Mirëpo, pavarsisht këtyre lajmeve, vetë Balla nuk pati dhënë asnjë prononcim në lidhje me largimin e tij deri ditën e djeshme. Teksa të gjithë prisnim ndërrimin e viteve dhe uronim njëri-tjetrin, gazetari ka shfrytëzuar këtë moment edhe për të uruar edhe për të njoftuar largimin e tij nga televizioni.

“Uroj që jeni duke kaluar bukur. Ky vit mbylli shumë kapituj për shumë nga ne. Një nga ta edhe unë. Në këtë fund 2017 dua të uroj së pari kolegët e mi të Top Channel me të cilët kalova më shumë se 12 vjet të paharruar dhe me të cilët rrruga ime ndahet sot, gëzuar 2018. Koli,”, ka shkruar ai.

Vendin e Sokol Ballës si drejtori informacioni dhe si drejtues i emisionit “Top Story” do ta zërë gazetari Endri Xhafo.

Tags:

Home bordo